Thaçi: Mediet që i akuzoi si të oligarkëve, Kurti ua ndërroi stafin - Gazeta Express
string(65) "thaci-mediet-qe-i-akuzoi-si-te-oligarkeve-kurti-ua-nderroi-stafin"

Thaçi: Mediet që i akuzoi si të oligarkëve, Kurti ua ndërroi stafin

Gazeta Express

03/06/2020 21:24

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se asnjë projekt i ri dhe serioz nuk ka filluar në Kosovë prej kohës kur ai përfundoi mandatin e tij si kryeministër. Tutje ai e akuzoi kryetarin e VV’së, Albin Kurti, se nuk u qëndroi premtimeve dhe se ja mbylli perspektivën europiane Kosovës.

‘’Mediet që i akuzoi si të oligarkëve, Kurti ua ndërroi stafin. Mirë që kjo mori fund dhe duhet të kthehemi në normalitet. Disa medieve ua ndërroi drejtorët”, tha ai.  

Lexo Edhe:

‘’Prej vitit 2015 kemi mbetur të izoluar. Kjo krejt për shkak të veprimeve amatoreske. Gazi lotsjellës, molotovi, sulmet ndaj Kuvendit, manipulimet etj…’’, shton Thaci.

‘’Këto na lanë prapa. Ka ardhur koha të ecim përpara. Kemi policinë më të mirë në rajon. Shtetet tjera na kanë lakmi. Gjyqësia është e pavarur dhe kemi një ndër sistemet më të pavarura gjyqësore. Doganat janë më të organizuara.’’

Tutje ai tregon se prej kohës kur ai mbaroi mandatin Kosova nuk tregoi seriozitet në arenën ndërkombëtare.

‘’Prej vitit 2014 filloi regresi. Më tregoni një projekt serioz që ka filluar prej atëherë. Për tre muaj u larguan investitorët amerikanë që kishin të investonin mbi 1 miliard në termocentral. Më vjen keq të them se ende ka projekte që kanë filluar atëherë e njerëzit i marrin meritat tash.’’, thotë ai.

‘’Në vitin 2014 unë mora 38 deputetë. Nuk jam në garë me askënd. Rezultati i vitit 2014 më solli kënaqësinë më të madhe pasi morra besimin e madh të qytetarëve.’’, përfundon presidenti i Kosovës. /Express/