Thaçi mbërrin në Gjykatë për intervistim, bashkatdhetarët e presin me këngë - Gazeta Express
string(75) "thaci-mberrin-ne-gjykate-per-intervistim-bashkeatdhetaret-e-presin-me-kenge"

Gazeta Express

15/07/2020 13:16

Thaçi mbërrin në Gjykatë për intervistim, bashkatdhetarët e presin me këngë

Gazeta Express

15/07/2020 13:16

Presidenti Hashim Thaçi ka arritur në objektin e Gjykatës Speciale në ditën e tretë të intervistimit pranë Prokurorit Special.

Thaçi ka arritur para pak minutash por nuk është prononcuar për media, ndërkaq një grumbull njerëzish, bashkatdhetarë nga vendet e BE-së sërish kanë qëndruar para Dhomave të Specializuara në mbështetje të presidentit, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Ata kanë kënduar dhe brohoritur emrin e presidentit Thaçi në momentin e zbritjes nga vetura dhe hyrjen në objektin e Gjykatës Speciale.

Thaçi të hënën dhe të martën ka qëndruar përreth gjashtë orë brenda Gjykatës Speciale ku edhe është intervistuar.

Më 24 qershor 2020 në një komunikatë për media, Zyra e Prokurorit të Specializuar publikuan një aktakuzë me dhjetë pika kundër Presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së Kadri Veseli. Kjo aktakuzë ishte dorëzuar pranë Dhomave të Specializuara më 24 prill 2020. /GazetaExpress/