Thaçi: Masakra e Reçakut ishte gjenocid e krim kundër njerëzimit, Serbia duhet të japë llogari - Gazeta Express
string(92) "thaci-masakra-e-recakut-ishte-gjenocid-e-krim-kunder-njerezimit-serbia-duhet-te-jape-llogari"

Gazeta Express

15/01/2020 11:51

Thaçi: Masakra e Reçakut ishte gjenocid e krim kundër njerëzimit, Serbia duhet të japë llogari

Gazeta Express

15/01/2020 11:51

21 vite më parë do të ndodhte një nga masakrat më të mëdha të bëra nga ushtria serbe në Kosovë, pikërisht në fshatin e Reçakut u vranë 45 civilë.

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, prej ditës së djeshme ndodhet në Kosovë dhe do të jetë prezent në veprimtarinë përkujtimore të masakrës së Reçakut.

Lexo Edhe:

Në orën 10:30 së bashku me homologun kosovar Hashim Thaçi dhe përfaqësues të tjerë të politikës së Kosovës, presidenti Meta zhvilloi homazhe në Kompleksin Përkujtimor në Reçak.

“Masakra e Reçakut ishte krim kundër njerëzimit dhe gjenocid. Serbia duhet të japë llogari. Drejtësia herët a vonë do të ngadhënjejë” tha Thaçi duke dënuar dhe heshtjen e ndërkombëtarëve.

“Çdo përpjekje për të mohuar këtë masakër, por edhe çdo masakër tjetër në këtë rajon është një rrezik për riciklimin e dhunës” tha Meta.

Ndërkohë në orën 11:00, Meta do të jetë i pranishëm në Akademinë Përkujtimore në nderim të të rënëve.

Më 15 janar 1999 u ekzekutuan mizorisht 45 civilë shqiptarë në Reçak. Në mesin e tyre kishte burra, gra, pleq e fëmijë.