Thaçi: Kurti ka bërë shkelje të rëndë kushtetuese - Gazeta Express
string(48) "thaci-kurti-ka-bere-shkelje-te-rende-kushtetuese"

Thaçi: Kurti ka bërë shkelje të rëndë kushtetuese

Gazeta Express

01/04/2020 21:25

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në emisionin Pressing të T7, ka thënë se kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë shkelje të rëndë kushtetuese, në momentin që nxori vendimin për kufizimin e lirisë së lëvizjes, pa shpallur gjendje të jashtëzakonshme.

“Ne jemi në orë policore, me vendim anti-kushtetutes dhe ne kemi një kryeministër që ka shkelur rëndë kushtetutën”, është shprehur Thaçi në Pressing.

Lexo Edhe:

Tutje, presidenti thotë se sikur të merreshin masa të tjera, mbase do të kishim vetëm 15 të infektuar deri më tani.

“Mbase do të kishim vec 15 të infektuar, nëse kishim marrë disa masa të tjera”, ka thënë Thaci.  

“Kam qenë ndër të parët që kam bërë thirrje që të gjithë të qëndrojnë në shtëpi”.

Gjithashtu, Thaçi e quajti vendim të rrezikshëm, vendimin e Kurtit për kufizimin e lirisë së lëvizjes.

 “Unë mendoj se është një pamençuri që ka cuar drejt një vendimi të rrezikshëm. Qeveria Kurti ka bërë një shkelje të rëndë”, shtoi Thaçi.