Thaçi: Kurti erdhi me yryshin për të më shkarkuar, por i pata thënë që do të ikë para meje - Gazeta Express
string(88) "thaci-kurti-erdh-me-yryshin-per-te-me-shkarkuar-por-iu-pata-thene-qe-do-te-ike-para-meje"

Thaçi: Kurti erdhi me yryshin për të më shkarkuar, por i pata thënë që do të ikë para meje

Gazeta Express

26/05/2020 12:59

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në një konferencë për media e ka cilësuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, si uzurpues të institucioneve të Republikës së Kosovës meqë, sipas tij, lideri i VV-së ka shkelur dy herë Kushtetutën dhe është shkarkuar nga Kuvendi i Kosovës.

Kreu i shtetit në këtë konferencë ka folur edhe rreth kërkesës së Kurtit për dorëheqje nga posti i presidentit me pretendimet se ka shkelur Kushtetutën e vendit.

Lexo Edhe:

Thaçi ka thënë se s’do të flas asgjë rreth vendimit të Kushtetueses derisa ka thënë se Kurti kishte ardhur në pushtet me yryshin e rrëzimit të presidentit, por thotë se kishte potencuar qysh atëherë që ai (Kurti) do të shkojë më herët se presidenti.

Presidenti, gjithashtu, ka theksuar prapë që “grupi i Kurtit” duhet të japë përgjegjësi për veprime e kundërligjshme që i ka bërë sa ka qeverisur. /Express/