Thaçi: Komunikatën kërcënuese të 'Gardës Vullnetare Shqiptare' e shkroi Kurti në selinë e VV’së - Gazeta Express
string(105) "thaci-komunikata-kercenuese-e-gardes-vullnetare-shqiptare-eshte-shkruar-kurti-ne-seline-e-vvse-ge-express"

Gazeta Express

21/05/2020 19:09

Thaçi: Komunikatën kërcënuese të ‘Gardës Vullnetare Shqiptare’ e shkroi Kurti në selinë e VV’së

Gazeta Express

21/05/2020 19:09

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaci, ka hedhur akuza drejtuar kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurtit, duke thënë se komunikata e ‘Gardës Vullnetare Shqiptare’ është shkruar nga vetë Kurti në selinë e Lëvizjes Vetëvendosje.

“Komunikata e Gardës Vullnetare shqiptare është shkruar nga vetë Kurti dhe në selinë e partisë së tij. Gjithcka buron nga selia e partisë së tij, nga ai personalisht dhe njerëzit për rreth tij.”, ka thënë Thaçi.

Lexo Edhe:

I pyetur se a do të pranojë të dalë në debat me Kurtin, Thaçi u shpreh se do ta kishte një debat shumë relaksues me kryeministrin në detyrë.

“Unë do ta zhvilloja një debat shumë relaksues dhe mund të them shumë zbavitës”, ka thënë Thaci në Klan Kosovë.

Dy ditë më parë, Kurti doli me një shkrim ku tha se ‘Garda Vullnetare Shqiptare’ e ka kërcënuar atë dhe kryetaren e Gjykatës Kushtetuese.

“Kërcënimi ndaj meje nga e ashtuquajtura “Garda Vullnetare Shqiptare”, në fakt, nuk është ndaj meje. Ky është kërcënim ndaj Gjykatës Kushtetuese, në veçanti, ndaj Kryetares së Gjykatës, znj. Arta Rama-Hajrizi dhe Gjyqtarit Raportues të çështjes KO 72/20, z. Nexhmi Rexhepi. Nuk ka shpjegim tjetër”, kishte shkruar Kurti në Facebook.

Promo: Sonte ekskluzivisht në RUBIKON: Presidenti Hashim Thaçi – Klan Kosova

null