Thaçi i reagon Rusisë dhe Sirisë për sulmin ndaj ushtarëve turq - Gazeta Express
string(63) "thaci-i-reagon-rusise-dhe-sirise-per-sulmin-ndaj-ushtareve-turq"

Thaçi i reagon Rusisë dhe Sirisë për sulmin ndaj ushtarëve turq

Gazeta Express

28/02/2020 20:35

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka denoncuar sulmet ndaj forcave ushtarake të Turqisë, brenda territorit të Sirisë.

Thaçi ka thënë se “Kosova rreshtohet me aleatët e saj të NATO’s në dënimin e sulmeve ajrore ndaj ushtarëve turq pranë Idlibit, nga regjimi sirian dhe nga Rusia”.

Lexo Edhe:

“Ne i bëjmë thirrje Sirisë dhe Rusisë që t’i ndalin menjëherë sulmet, dhe të lejojnë qasjen humanitare në zonë”, është shprehur Thaçi, në rrjetin social Twitter.

Për mesazhin e tij, Thaçi e ka njoftuar edhe sekretarin e përgjithshëm të NATO’s, Jens Stoltenberg. /Express/