Thaçi i kthehet Luginës, thotë se do të punojë për ta bashkuar atë me Kosovën


Gazeta Express
28 Qershor 2019 17:47

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i është kthyer sot temës së bashkimit të Luginës së Preshevës me Kosovën.

Këtë e ka bërë gjatë një takimi me ish-udhëheqës të UÇPMB-së, të cilët i ka pritur në zyrën e tij.

Kreu i shtetit ka thënë se bashkimi i Luginës është një ëndërr e shqiptarëve të Luginës dhe se do të punojë që ta bëjë realitet.

“Një takim miqësor me disa prej ish-udhëheqësve të luftës së UÇPMB-së. Bashkimi i Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës me Republikën e Kosovës është ëndërr e çdo shqiptari që jeton atje. Këtë ëndërr të tyre, pandalshëm, me vullnet politik punoj që ta bëj realitet!”, ka shkruar Thaçi në facebook, raporton Express.

Thaçi vazhdimisht e potencon se do dëshiron bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën, pa cenuar asnjë centimetër të territorit të Republikës së Kosovës.

Megjithatë një gjë e tillë shihet me skepticizëm, pasi shumë kush thotë se Serbia nuk do ta pranojë një kompromis të tillë nga i cili jep shumë dhe nuk merr asgjë./GazetaExpress/

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart