Thaçi i çon ftesë Kurtit për konsultime (Dokument) - Gazeta Express
string(34) "thaci-i-con-ftese-kurtit-per-takim"

Gazeta Express

30/03/2020 17:48

Thaçi i çon ftesë Kurtit për konsultime (Dokument)

Gazeta Express

30/03/2020 17:48

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi e ka ftuar për të mërkurën në takim, kreun e Vetëvendosjes, Albin Kurtin, raporton Gazeta Express.

Presidenti Hashim Thaçi ka paralajmëruar se gjatë kësaj jave do t’i nis takimet me krerët e partive politike, për të diskutuar lidhur me hapat që do të merren pas mocionit për rrëzimin e Qeverisë.

Lexo Edhe:

Përmes një letre, ai ka ftuar në takim për të mërkurën në ora 10:00 në presidencë, liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurti.

Ai ka njoftuar se do t’i marrë hapat e përcaktuar në Kushtetutë.

“Pas mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë do të ndërmarr hapat e përcaktuar në Kushtetutë. Në këtë drejtim, ju ftoj që të merrni pjesë në takimin konsultativ për të diskutuar hapat e mëtejshëm”, thuhet në këtë ftesë.