Thaçi flet për medie para darkës me Grenellin, tregon arsyen e vizitës së emisarit të Trumpit - Gazeta Express
string(92) "thaci-flet-per-medie-para-darkes-me-grenellin-tregon-arsyen-e-vizites-se-emisarit-te-trumpit"

Gazeta Express

22/01/2020 20:51

Thaçi flet për medie para darkës me Grenellin, tregon arsyen e vizitës së emisarit të Trumpit

Gazeta Express

22/01/2020 20:51

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka folur për medie para takimit me të dërguarin special të SHBA’së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

Sipas Thacit, vizita e Grenell është e mirëpritur në ëktë kohë, dhe se marrëveshja për linjën ajrore Prishtinë-Beograd është meritë e presidentit amerikan, Donald Trump.

Lexo Edhe:

“Atë që të tjerët nuk arritën ta bëjnë e bëri Grenell dhe SHBA’ja”, tha Thaçi.

“Roli i amerikanëve është i pazëvendësueshëm. Roli i Trump do të jetë vendimtar në marrëveshjen finale me Serbinë”

Tutje Thaçi foli edhe përformimin e qeverisë së re të vendit.

“Unë kam nominuar kandidatin për kryeministër me kërkesën e tij, kryetari i partisë së parë ka, tash u mbetet atyre që të krijojnë qeverinë”, tha ai.

Tutje Thaçi tregoi arsyen e vizitës së Grenell.

“Vizita e Grenell është ekskluzivisht për dialogun Kosovë-Serbi, jo për politika lokale. Do diskutojmë për dialogun dhe çështjet me rëndësi jetike për vendin. Përsëri e theksoj se në lidershipin e presidentit Trump do ia arrijmë” , shtoi presidenti. /Express/