Thaçi e shtyn ditën e seancës konstituive të Kuvendit, thotë se e kërkuan partitë - Gazeta Express
string(81) "thaci-e-shtyn-diten-e-seancess-konstituive-te-kuvendit-thote-se-e-kerkuan-partite"

Gazeta Express

13/12/2019 13:22

Thaçi e shtyn ditën e seancës konstituive të Kuvendit, thotë se e kërkuan partitë

Gazeta Express

13/12/2019 13:22

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka vendosur të ndryshojë datën e thirrjes së Mbledhjes së Parë të Legjislaturës së Shtatë të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Ndonëse ishte paraparë që seanca të mbahej më 24 dhjetor, tash është shtyrë për 26 dhjetor, raporton Express

Zyra e Presidentit ka bërë me dije se ky vendim është marrë pas kërkesës së shumicës së partive politike.

Lexo Edhe:

“Duke respektuar kërkesën e shumicës së partive politike që kanë siguruar ulëse në Kuvendin e Kosovës, me sqarimin se data 24 dhjetor lidhet me pushimin për festën e Kërshëndellave, presidenti Thaçi ka vendosur që Mbledhjen e Parë të Legjislaturës së Shtatë të Kuvendit të Republikës së Kosovës ta thërras më datën 26 dhjetor, në orën 15:00”, thuhet në komunikatë. /Gazeta Express