Thaçi e dekreton shpërndarjen e Parlamentit, paralajmëron konsultime me partitë për datën e zgjedhjeve


load
Gazeta Express
26 Gusht 2019 12:24

Presidenti Hashim Thaçi ka dekretuar shpërndarjen e Legjislaturës sё VI’tё tё Kuvendit tё Republikës sё Kosovës. Ai ka thënë se do tё vendos sё shpejti për datën e zgjedhjeve tё jashtëzakonshme.

“Sot e dekretova shpërndarjen e Legjislaturës sё VI-tё tё Kuvendit tё Republikës sё Kosovës. Pas konsultimeve me partitë politike, nё përputhje me kompetencat e mia kushtetuese, do tё vendos sё shpejti për datën e zgjedhjeve tё përgjithshme tё parakohshme”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Sipas presidentit ky ёshtё edhe njё test shtesë për forcimin e demokracisë nё Kosovës, tё cilin institucionet, subjektet politike dhe qytetarët do ta kalojnë me shumë sukses.

No photo description available.

Te fundit


Kthehu lart