Thaçi: Dialogu është i dështuar dhe në favor të Serbisë nëse nuk vendoset në tavolinë njohja reciproke - Gazeta Express
string(101) "thaci-dialogu-eshte-i-deshtuar-dhe-ne-favor-te-serbise-nese-nuk-vendoset-ne-tavoline-njohja-reciproke"

Thaçi: Dialogu është i dështuar dhe në favor të Serbisë nëse nuk vendoset në tavolinë njohja reciproke

Gazeta Express

02/11/2020 11:29

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se dialogu Kosovë – Serbi ka kuptim vetëm nëse diskutohet njohja reciproke, në të kundërtën, ai thotë se dialogu është i dështuar, raporton Express

Thaçi tha se dialogu është i dështuar dhe në favor të Serbisë, nëse në tavolinë nuk diskutohet njohja reciproke.

Lexo Edhe:

“E kam theksuar edhe më herët, ky dialog ka vetëm një kuptim, nëse propozimi për njohje reciproke hidhet në tavolinë, përndryshe është krejt i pakuptimtë, krejt i panevojshëm dhe është i dështuar dhe në favor të Serbisë, si i tillë si po zhvillohet”, deklaroi Thaçi.

Dialogu Kosovë – Serbi ka rinisur pas ngecjeve që kishte bërë Serbia duke kërkuar sërish diskutim për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka deklaruar vazhdimisht se Asociacioni është temë e mbyllur.

Ndërkohë, kjo formë e dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian nuk po i pëlqen as kreut të LDK’së, Isa Mustafës.

“Me sjelljet e Serbisë, në njërën anë dhe të BE-së, në anën tjetër, dialogu po e humb kuptimin. Sa po rrjedh koha, ai më shumë po shndërrohet në instrument të Serbisë për të blerë kohë për ti vënë në harresë krimet e saj”, ka shkruar Mustafa në Facebook./GazetaExpress/