Thaçi del sot në konferencë për media - Gazeta Express
string(37) "thaci-del-sot-ne-konference-per-media"

Gazeta Express

03/06/2020 14:17

Thaçi del sot në konferencë për media

Gazeta Express

03/06/2020 14:17

Pas votimit të Qeverisë së re të Kosovës në krye me Avdullah Hotin, presidenti i vendit, Hashim Thaçi, do të dalë në konferencë për media, raporton Gazeta Express.

Përmes një njoftimi, Presidenca ka bërë të ditur se Thaçi do të flasë para gazetarëve sot në orën 16:00.

Lexo Edhe:

“Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot (03 qershor) në orën 16:00 mban konferencë për media”, thuhet në njoftim.

I pari i shtetit ka reaguar menjëherë pas votimit të qeverisë së re në krye me Hotin.

“Me bashkëpunim dhe koordinim ndërinstitucional mund ta rimëkëmbim ekonominë tonë dhe të lëvizim me hapa më të shpejtë drejt integrimit euroatlantik, duke e fuqizuar partneritetin me SHBA-në dhe me të gjitha shtetet mike”, ka shkruar ai. /Express/