Thaçi: Bashkimi i Gjermanisë ishte fitorja më e madhe politike paqësore në Evropë


load
Gazeta Express
9 Nëntor 2019 10:03

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se bashkimi i Gjermanisë ishte fitorja më e madhe politike paqësore në Evropë, pas Luftës së Dytë Botërore.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Thaçi ka thënë se rrëzimi i murit 30 vjet më parë, ishte fundi i luftës së ftohtë, rënie e Perdes së Hekurt dhe bashkim i Gjermanisë.

“Me rënien e Murit të Berlinit u sprovua epërsia e sistemit demokratik përballë atij komunist. Era e lirisë dhe demokracisë u përhap rrufeshëm në Evropën Lindore, por edhe në Ballkan”, ka shkruar Thaçi.

Te fundit


Kthehu lart