Thaçi: Abazi ishte në Kopaonik tri herë gjatë pandemisë, takoi zyrtarët e qeverisë së Serbisë - Gazeta Express
string(69) "thaci-abazi-ishte-ne-kopoanik-takoi-zyrtaret-e-qeverise-se-serbise-ge"

Thaçi: Abazi ishte në Kopaonik tri herë gjatë pandemisë, takoi zyrtarët e qeverisë së Serbisë

Gazeta Express

03/06/2020 21:41

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në emisionin Pressing të T7, ka thënë se ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Haki Abazi, ka qenë tri herë në Kopaonik të Serbisë, ku edhe zyrtarët e Serbisë aty.

 “Abazi ka shkuar në Kopaonik të Serbisë, është takuar tri herë me zyrtarët e qeverisë së Serbisë gjatë kohës së pandemisë, zyrtarë të sigurisë, e cilat kanë qenë bisedat, mbetet të shtetit”, thotë Thaçi.

Lexo Edhe:

Tutje, Thaçi tha se Abazi e bleu postin e zëvendëskryeministrit nga Kurti pak para zgjedhjeve.

“Haki Abazi ia ka blerë postin e zëvendës kryeministrit pak para zgjedhjeve”, është shprehur Thaçi.

Gjithashtu, presidenti tregoi edhe burimin e këtij informacioni.

“Flas mbi dëshmitë e institucioneve përkatëse të sigurisë”, shtoi Thaçi.