Tha se Haradinaj ia prishi punët Kosovës me Evropën, Haradinaj-Stublla i reagon Hoxhajt - Gazeta Express
string(86) "tha-se-haradinaj-ia-prishi-punet-kosoves-me-evropen-haradinaj-stublla-i-reagon-hoxhajt"

Lajme

Gazeta Express

24/01/2021 9:43

Tha se Haradinaj ia prishi punët Kosovës me Evropën, Haradinaj-Stublla i reagon Hoxhajt

Lajme

Gazeta Express

24/01/2021 9:43

Ministrja në detyrë e punëve të jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, iu është kundërpërgjigjur kandidatit për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Enver Hoxhajt, i cili ka thënë se ish-kryeministri Ramush Haradinaj ia ka prishur Kosovës punët me Evropën.

Sipas saj, kancelarja Angela Merkel ‘luftoi’ krah për krah me Ramush Haradinajn kundër aventurës së PDK-së për ndarjen e Kosovës.

Lexo Edhe:

“Deklarata e djeshme e ushtruesit të detyrës partiake konfirmon se ndarja e Kosovës mbetet ende në agjendën e tyre, si trashëgimi e vazhdueshme politike, po njësoj si në kohën e korrigjimit të kufijve dhe presionit të brendshëm për heqje të taksës 100%. Le t’ia kujtojmë atij sot e të tjerëve nesër, se kush në të vërtetë na i prishi punët me Evropën në kohën kur Angela Merkel ‘luftoi’ krah për krah me Kryeministrin Ramush Haradinaj kundër aventurës së tyre për ndarjen e Kosovës! Populli nuk harron…”, ka shkruar Haradinaj-Stubulla.

Gjithashtu ka shprehur keqardhje për disa njerëz që asnjeherë nuk arrijnë të dalin nga petku i ushtruesit të detyrës.

“Keqardhje për disa njerëz që asnjëherë nuk arrijnë të dalin nga petku i ushtruesit të detyrës”./Express/