Teuta Rugova e harron politikën, kënaqet në dasmë


Gazeta Express
9 Tetor 2019 19:02

Teuta Rugova nuk ishte pjesë e listës për deputetë nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës në këto zgjedhje të parakohshme.

Kandidatja për kryeministre e këtij subjekti, Vjosa Osmani, pati deklaruar se kishin marrë vendim të përbashkët që Teuta të mos jetë në listë.

Duket që Teuta, e bija e ish-presidentit të vendit, Ibrahim Rugova, ka vendosur ta lërë anash politikën dhe të shijojë jetën e saj private.

Ish deputetja është fotografuar duke kërcyer valle në një dasmë, teksa është shfaqur mjaft elegante dhe tërheqëse njëkohësisht.

Ajo kishte të veshur një fustan të gjatë solemn, të dizajnuar nga nusja e vëllait, Blerina Kllokoqi-Rugova.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart