Tetova përplot me qen endacakë! Qytetarët ndihen të rrezikuar, kërkojnë zgjidhje! - Gazeta Express
string(78) "tetova-perplot-me-qen-endacake-qytetaret-ndihen-te-rrezikuar-kerkojne-zgjidhje"

Tetova përplot me qen endacakë! Qytetarët ndihen të rrezikuar, kërkojnë zgjidhje!

Ballina

Gazeta Express

02/12/2020 19:23

Një muaj e gjysmë në Tetovë askush nuk merret me trajtimin e qenve dhe kjo ka bërë që qyteti të jetë përplot me qenë endacak. Kompania “Dog&Cat” që ka pasur tender për trajtimin e qenve, ka harxhuar mjetet e ndara, gjë për të cilën e ka njoftuar komunën.

Lexo Edhe:

Në qytetin e Tetovës në bazë të stacionit për veterinari  janë trajtuar mbi 300 qenë endacak, por kjo  nuk mjafton pasi që komunat rurale  nuk trajtojnë qentë endacak dhe qyteti për disa ditë mbushet përsëri.

“Ka një muaj e gjysmë që është kryer tenderi dhe nuk punohet më, ne kemi dërguar shkresë deri tek komuna që është kryer  dhe shpresojmë që në vitin 2021  edhe komunat rurale që të jenë një bashkim  i të gjithë komunave që të veprohet njëjtë, se nëse punohet vetëm në një komunë  të Tetovës, tash punojmë edhe në Tearcë, duhet shumë kohë për të arritur për atë që duhet”, thotë veterineri  DOG&Cate, Ramiz  Selmani.

Sipas Selmanit qentë endacak në kohën e vjeshtës dhe dimrit janë më të rrezikshëm.

“Nuk ka ushqim në çdo vend tash dhe janë shumë të  rrezikshëm, sidomos në kohën e vjeshtës dhe dimrit rreziku është shumë më i madh se nga vera”, shprehet Selmani.

Qytetarët  e Tetovës të anketuar thonë se qentë duhet të trajtohen, por sipas tyre nuk ka kush.

“Ndjehemi të rrezikuar patjetër duhet t’i grumbullojnë”, na tha një qytetar.

“Duhet  t’i mbledhin normal çdo qytetar ka rrezik çdo fëmijë ka rrezik”, u shpreh një tjetër.

“Po hajt kush t’i mbledhë, duhet që të mblidhen po se di sa kanë gjasa t’i mbledhin”, tha një qytetar tjetër.

 Në bazë të prokurimeve publike komuna e Tetovës  në fund të vitit 2019 ka ndarë 600 mijë denarë për trajtimin e qenve endacak dhe  kjo shumë si duket  nuk mund të zgjidh problemin.   Ndryshe komuna e Tearcës edhe pse është komunë rurale, ka ndarë 1 milion e 260 mijë denarë për të njëjtin problem.

Më herët për këtë çështje kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, në emisionin Click Plus, tha se ky problem kërkon zgjidhje shtetërore. Megjithata ajo shtoi se komuna ka planifikuar në vitin 2021 të ndajë 3 milionë denarë.