Tetë pacientë me COVID-19 të shtruar në Infektivë, një prej tyre në gjendje kritike - Gazeta Express
string(82) "tete-paciente-me-covid-19-te-shtruar-ne-infektive-nje-prej-tyre-ne-gjendje-kritike"

Gazeta Express

27/05/2020 10:54

Tetë pacientë me COVID-19 të shtruar në Infektivë, një prej tyre në gjendje kritike

Gazeta Express

27/05/2020 10:54

Faqja zyrtare e Ministrisë së Shëndetësisë ka publikuar edhe të dhënat e fundit nga Klinika Infektive rreth pacientëve që janë të shtrirë aty.

Gjithsej në klinikë janë të hospitalizuar dhjetë pacientë, prej tyre tetë janë të infektuar me COVID-19.

Lexo Edhe:

Katër nga rastet e prekura me koronavirus janë në gjendje stabile, dy me oksigjenoterapi dhe dy të tjerë në mjekim intensiv (një në gjendje kritike).

Nga data 08 shkurt deri më 26 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 13.725 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 1.047 raste, me gjithsej 30 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese. Derisa janë shëruar 794 raste.

Njoftimi i plotë i MSH-së:

RAPORTI NGA KLINIKA INFEKTIVE

Në Klinikën Infektive, QKUK, sot më 27/05/2020, janë të hospitalizuar 10 pacientë.

Prej tyre të sëmurë me Covid -19 janë gjithsej 8 pacientë.

Nga 8 pacientët me Covid 19:

• 4 raste janë në gjendje stabile.

• 2 raste po trajtohen në repart me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive

• 2 raste janë në Repartin e Mjekimit Intensiv (një rast është në gjendje kritike, si dhe vazhdon trajtimin një paciente e cila ka rezultuar negativ në testimet e fundit për Covid 19).

Në repart vazhdon trajtimin 1 pacient, i cili ka rezultuar negativ në testimin e fundit për Covid 19.

(Burimi: K.Infektive, Autor: Dr. S.N)