Tetë lojtarë me valixhe në duar për t’u larguar nga Dortmundi


Gazeta Express
6 Korrik 2019 14:58

Pas 4 afrimeve shumë cilësore siç janë ato të Nico Schulz, Thorgan Hazard, Julian Brandt dhe Mats Hummels te Borussia e Dortmundit është koha e largimeve.

Sipas mediave gjermane, drejtuesit e klubit kanë bërë një listë prej 8 emrash të cilët pritet t’i japin lamtumirën verdhezinjëve në këtë afat kalimtar veror.

Dy emrat më sugjestionues janë Kagawa dhe Schurrle të cilët janë rikthyer nga huazimet respektivisht te Besiktas dhe Fulham.

Emrat tjerë që pritet të largohen nga Dortmundi janë; Maximilian Philipp, Sebastian Rode, Diallo, Zagadou, Toprak e Balerdi.

Sebastian Rode

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart