Testohet treni fluturues - Gazeta Express
string(24) "testohet-treni-fluturues"

Testohet treni fluturues

AutoTech

Gazeta Express

21/10/2022 21:26

Ekspertët kinezë kanë testuar me sukses një tren që përdor levitacion magnetik dhe lëviz brenda një tubi vakumi (Vactrain), raportojnë mediat e huaja.

 Ky është një projekt unik në botë, i zbatuar në një seksion prej dy kilometrash në provincën Shanxi (pjesa verilindore e vendit).

Lexo Edhe:

Gjatë testimit u arrit një shpejtësi prej 130 km/h dhe synimi përfundimtar është ndërtimi i infrastrukturës, ku treni do të zhvillojë 1000 km/h.

Ky projekt do të hedhë themelet për një lloj të ri transporti, të ngjashëm me trenat Maglev, por edhe Hyperloop, i cili dikur u popullarizua nga Elon Musk.

Dhe ndërsa trenat Maglev ekzistojnë (një shpejtësi rekord prej 600 km/h u regjistrua në Japoni javën e kaluar), koncepti Vactrain është ende në fillimet e tij. /abcnews.al