Tesla’s i dështon vetura antiplumb gjatë prezantimit


Gazeta Express
22 Nëntor 2019 21:31

Lansimi i kamionçinës së re, Teslas nuk i ka shkuar ashtu si ka planifikuar, pasi xhami “anti-plumb” u thye gjatë testimit në transmetim direkt.

Shefi i Teslas, Elon Musk ka zbuluar kamionçinën 36 mijë eurosh në panairin e veturave në Los Angeles.

Ai ka marrë dizajnerin kryesor të kësaj veture, Franz von Holzhausen për të testuar dritaret anësore duke hedhur një top nga metali në to.

Pasi Holzhausen goditi dritaren e përparme ajo u thye menjëherë.

Musk reagoi duke thënë: “O zot. Ndoshta ajo goditje ishte pak si shumë”.

‘Armour glass’ windows on new Tesla Cybertruck shatter during demonstration

“Nuk kaloj tejpërtej, kjo është një anë e mirë”, shtoi ai.

Von Halzhausen pastaj testoi xhamin nga pas, e cila gjithashtu u thye.

Pastaj Musk duke bërë shaka tha: “Paska vend për tu përmirësuar”.

“Ne hodhëm pajisje të punëtorëve, ne realisht hodhëm edhe lavaman kuzhine mbi të e xhami nuk u thye. Por ai u thye tani…unë nuk e di pse”, shtoi ai.

Sipas Teslas, Kamionçina Cybertruck ka një eksterier ‘lufte’ të bërë nga “çeliku inox 30X” e xham anti-plumb, përcjell koha.net.

Cybertruck mund të arrij nga 0 në 100km/orë për vetëm 2.9 sekonda, sipas Musk.

Te fundit


Kthehu lart