Tesla prezanton teknologjinë e makinave vetëvozitëse


Gazeta Express
22 Prill 2019 21:43

Tesla Inc, përmes një video në internet ka prezantuar të hënën, zhvillimin më të ri të makinave që voziten vetë, pa nevojën e shoferit, ndërsa shefi ekzekutiv, Elon Musk ka shpjeguar se ata po investojnë më shumë në makinat elektronike.

Kompania globale e makinave, është në zhvillim e sipër të modelit të makinës vetëvozitëse, por ekspertët thonë se duhen disa vite që ky sistem të hyjë në përdorim të plotë.

Musk më parë kishte parashikuar se në vitin 2018, makina “do të të dërgonte në punë pa e prekur fare”. Tesla ende kërkon intervenim njerëzor, dhe nuk janë të fokusuar plotësisht në makinat vetë-vozitëse.

Makinat Tesla u përfshinë në një seri aksidentesh, disa prej tyre fatale, duke ndikuar që zhvillimi i projektit AutoPilot të shtyhet. Sistemi i makinës, bën që makina të lëvizë në mënyrë automatike, por ende është në fazën që kërkon vëmendjen e një njeriu.

Kompania Tesla, i shet makinat vetëvozitëse, ku mjafton t’ia shtosh makinës tuaj 5.000 dollarë, dhe do të kesh mundësi që në autostradë, ta lësh makinën në AutoPilot.

Por ideja e kompanisë gjigande Tesla, ka hasur në kritika të mëdha, ku shumë njerëz shfaqin dyshime në një ide të tillë, duke pasur parasysh sa aksidente kanë ndodhur si pasojë e kësaj teknologjie.

Te fundit


Kthehu lart