Tesla ka lansuar zyrtarisht veçorinë e saj të re ‘Charge on Solar’ në mënyrë që pronarët e automjeteve elektrike të mbushin automjetet e tyre me rrezet e diellit.
Energjitë e rinovueshme si energjia diellore, e erës dhe hidro po implementohen me shpejtësi dhe prodhojnë energji të tepërt, transmeton Telegrafi.
Bateritë pritet ta rregullojnë këtë dhe do të mundësojnë përdorim më të mirë të këtyre burimeve të energjisë duke e ruajtur energjinë për ta përdorur atë kur është e nevojshme.
Tesla gjithashtu ka një zgjidhje të re interesante për të lejuar shoferët e automjeteve Tesla që posedojnë panelet solare, sistemet Poerwalls (sisteme për ruajtjen e energjisë diellore) për të karikuar makinat e tyre me energjinë e tepërt solare.
Edhe më herët është raportuar për këtë veçori, kur u vu re në përditësimin e aplikacionit celular të Tesla-s në fillim të këtij viti, por prodhuesi i automjeteve tani ka lansuar zyrtarisht atë që e quan “Charge on Solar”.
Funksioni është lansuar zyrtarisht dhe është i disponueshëm për këdo në SHBA dhe Kanada.
Veçoria mundësohet për modelet e Tesla-s, Model S, Model 3, Model X ose Model Y, dhe duhet të kenë softuerin 2023.26 ose më të lartë.
Shoferët gjithashtu duhet të kenë sistemet Powewalls me softuerin e përditësuar 23.12.10 ose më të lartë.
Gjithashtu duhet ta posedoni aplikacionin dhe atë të përditësuar 4.22.5 ose softuerin më të ri.
Njihni Mjekët tanë Prof. Dr. Kamil Kose Ka përfunduar studimet për mjekësi të përgjithshme dhe më pas specializimin për...