Tesla gati për prodhimin e 50 000 kamionëve elektrik - Gazeta Express
string(52) "tesla-gati-per-prodhimin-e-50-000-kamioneve-elektrik"

AutoTech

Gazeta Express

21/10/2022 21:30

Tesla gati për prodhimin e 50 000 kamionëve elektrik

AutoTech

Gazeta Express

21/10/2022 21:30

Kamioni Semi i Tesla është futur në fazën e “prodhimit të hershëm” në fabrikën Reno në Nevada, me kamionët e parë të cilët kur të dalin nga prodhimi do të dërgohen tek Pepsi.

Dërgesat e kamionëve elektrik të klasës së 8 do të fillojnë në mënyrë të ngadalshme nga muaji dhjetor, dhe Tesla pritet që të prodhojë 50 mijë njësi deri në vitin 2024.

Lexo Edhe:

Tani për tani, të gjithë kamionët e prodhuar do të dërgohen në tregun a Amerikës Veriore, por kompania dëshiron që ta zgjerojë tregun me hapjen e fabrikave të reja të kamionëve në Evropë dhe Azi, duke ofruar vetura të prodhuara në shtetet përkatëse të këtyre kontinenteve, raporton Arena EV, përcjell Telegrafi.

Njësit e para të kamionit Semi do të vijnë me rreze të vozitjes prej 804 kilometrave, ndërsa modeli me rreze më të ulët të vozitjes prej 482 kilometrave.

Rrezja elektrike prej 804 kilometrave është një arritje e madhe për një kamion me peshë prej 37,195 kilogramëve, megjithatë Tesla ende nuk e ka zbuluar kapacitetin e baterisë, ajo pritet të ketë një kapacitet prej rreth 1MWh (1,000kWh).

Duke shikuar këto shifra për së afërmi, historia e prodhimit të 50 mijë kamionëve në vit duke filluar nga viti 2024 është bërë e vështirë për t’u besuar.

Momentalisht, Tesla në Nevada ka kapacitet prodhimi prej 39gWh në bateri, dhe pritet që ta rrisë prodhimin në kapacitet prej 43gWh në vitin 2024.

Ky kapacitet mbulon prodhimin vjetor të të gjithë njësive të Model 3, Model Y, Model X dhe Model 5, ndërsa niveli i pretenduar i prodhimit të kamionit Semi kërkon kapacitet prodhimi prej 50gWh.