Termokos do ua falë pagesat e shërbimeve këtyre bizneseve - Gazeta Express
string(57) "termokos-do-ua-fale-pagesat-e-sherbimeve-ketyre-bizneseve"

Lajme

Gazeta Express

03/12/2020 14:39

Termokos do ua falë pagesat e shërbimeve këtyre bizneseve

Lajme

Gazeta Express

03/12/2020 14:39

Nol Nushi, anëtar në ndërmarrjen publike ‘Termokos’, ka konfirmuar se do u falen pagesat e shërbimeve bizneseve që, sipas masave të qeverisë Kurti për luftimin e pandemisë, nuk janë lejuar të punojnë.

Nushi, përmes një njoftimi në ‘Facebook’, ka thënë se falë stabilitetit ekonomik që ka krijuar kompania, aksionarët kanë vendosur që t’ua lehtësojnë punën ndërmarrjeve, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Të gjitha bizneset e implikuara, sipas tij, nuk e kanë shfrytëzuar shërbimin e ngrohjes, andaj lirohen nga pagesat.

Njoftimi i plotë:

Lajm i mirë

Si aksionarë të Termokos, kemi vendosur që t’u falen pagesat e shërbimit të ngrohjes të gjitha subjekteve biznesore që sipas masave të qeverisë Kurti për luftimin e pandemisë, nuk janë lejuar të punojnë. Te gjitha këto raste realisht nuk e kanë shfrytëzuar shërbimin e ngrohjes.

Situata e mirë financiare në të cilën gjendet ndërmarrja ka mundësuar që ta marrim këtë vendim pa ndikuar në operimin e ndërmarrjes. Kjo është një ndihmë e vogël për subjektet ekonomike që kanë pësuar shumë nga kjo situatë. /Gazeta Express/