Tërmeti politik në Britaninë e Madhe, si erdhi Johnson tek dorëheqja? - Gazeta Express
string(67) "termeti-politik-ne-britanine-e-madhe-si-erdhi-johnson-tek-doreheqja"

Lajme

Gazeta Express

07/07/2022 10:59

Tërmeti politik në Britaninë e Madhe, si erdhi Johnson tek dorëheqja?

Lajme

Gazeta Express

07/07/2022 10:59

Pas një numri rekord të dorëheqjeve për 24 orë, presioni mbi Boris Johnsonit u shtua edhe më shumë këtë mëngjes. Më poshtë gjeni një përmbledhje se si erdhi deri te dorëzimi i Boris Johnson.

Gazeta Express

Lexo Edhe:

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, është pajtuar të dorëhiqet, sipas një raportimi të BBC-së. Por, ai ka thënë se dëshiron të qëndrojë si Kryeministër deri në vjeshtë, kur të mund të zgjidhet lideri i ri i Konservatorëve. Sipas burimeve të mediave britanike, Kryeministri britanik ka vendosur kësisoj mëngjesin e sotëm.

Johnson, sipas zyrës së tij, pritet që t’i adresohet vendit sot.

The Guardian shkruan se pritet të bëhet një debat i fortë në Partinë Konservatore se a do të ishte me vend për Johnsonin që të qëndrojë në zyrë deri në vjeshtë. Lordi Frost, ish-ministër i Brexit-it, ka thënë se nuk beson se kjo do të ishte “e qëndrueshme”.

Dorëheqjet masive nga kabineti, që e vunë Johnsonin me shpatulla pas muri

Ben Wallace, Sekretar i Mbrojtjes, tani publikisht u ka kërkuar deputetëve konservatorë që të votojnë largimin e Boris Johnsonit.

Deri në orën nëntë të mëngjesit të se enjtes, janë 27 dorëheqje nga qeverisja britanike. Pesë prej tyre janë në nivel të kabinetit, ndërsa 22 të tjera në nivele më të ulëta. Plus, një ministër është shkarkuar, duke e çuar numrin e të larguarve në 28.

Ka pasur edhe dorëheqje të tjera, por ato janë më pak të rëndësishme, pasi që Qeveria mund të funksionojë pa to, por jo pa ministra, shkruan the Guardian.

Të martën kanë dhënë dorëheqje disa prej figurave të rëndësishme të Qeverisë si kancelari Rishi Sunak, Sekretari për Shëndetësi, Sajid Javid. Të mërkurën dha dorëheqje Sekretar i Uellsit, Simon Hart.

Dorëheqjen sot e ka ofruar edhe Brandon Lewis, Sekretar i Irlandës Veriore dhe Sekretarja për Arsim, Michelle Donelan.

Donelan u emëruar Sekretare për Arsim në martën mbrëmë, për ta zëvendësuar Nadhim Zahawin. Ajo vendosi të largohej pas më pak se 48 orëve prej emërimit.

Dorëheqjet në kabinetin e Johnsonit kanë shkuar zinxhir.

Nadhim Zahawi, që ishte Sekretar për Arsim, është graduar si kancelar, të martën mbrëma.

Ai ka dhënë dorëheqje menjëherë duke dalë me një letër publike ku e lut Johnsonin që të largohet.

Zahawi thotë se askush s’do të harrojë arritjet e Qeverisë për Brexitin, menaxhimin e situatës pandemike dhe ndihmën e madhe për Ukrainën. Por, sipas tij, nuk mjafton vetëm një Qeveri stabile, por duhet një që vepron me integritet.

Një raport i Sky News e rrit numrin e përgjithshëm të dorëheqjeve në 57 që nga ora 9:10 e mëngjesit me orën e Londrës.

Dorëheqja e 50-të erdhi nga George Freeman, një ministër i ri për shkencën, hulumtimin dhe inovacionin, rreth orës 7:20 të mëngjesit me orën e Londrës. Ministri i Pensioneve Guy Opperman dha dorëheqjen pak më vonë.

Udhëheqësi konservator u përball ditët e fundit u përball me një presion të jashtëzakonshëm nga besnikët e tij. Reagimi i tij i parë ishte shkarkimi i Sekretarit të Komuniteteve, Michael Gove, i cili ishte i pari që i tha atij se duhet të jepte dorëheqjen për të mirën e partisë dhe vendit.

Sipas raportimeve të BBC, Johnson do të japë dorëheqjen sot gjatë ditës dhe se do t’i drejtohet vendit përmes një deklarate. /Gazeta Express/