Tërmeti nxjerr jashtë funksionit ‘drejtësinë’ në Lezhë - Gazeta Express
string(52) "termeti-nxjerr-jashte-funksionit-drejtesine-ne-lezhe"

Tërmeti nxjerr jashtë funksionit ‘drejtësinë’ në Lezhë

Gazeta Express

11/12/2019 16:30

Gjykata e shkallës së parë Lezhë është jashtë funksioni prej dy javesh. Tërmeti i 26 nëntorit ka sjellë dëmtime në strukturen e godinës së këtij institucioni e cila javen e kaluar është  inspektuar nga inxhinierët e Institutit të Ndërtimit në Tiranë, të cilët kanë konstatuar se godina e gjykatës së Lezhës, është e pabanueshme dhe nuk ka garanci për të vijuar punën e përditshme në këtë objekt.

Nisur nga kjo situatë, është marrë vendimi që kjo gjykatë të transferohet në ambientet e prokurorisë së Lezhës.Aty zhvillohen vetem seancat për caktimin e masës së sigurisë ndaj personave që arrestohet nga policia si dhe urdherat e mbrojtjes, ndërsa për sa i përket gjyqeve të themelit penal dhe civil, ato vijojnë të jenë të pezulluara.

Lexo Edhe:

“Në Gjykatën e Lezhës në 26 nëntor është bllokuar veprimtaria. Ende nuk po bëhet asnjë ndërhyrje për të përcaktuar shkallën e dëmtimit në mënyrë që punonjësit e Gjykatës të jenë të sigurtë”, tha avokat Ndre Molla.

Godina e Gjykatës së Lezhës pritet të inspektohet sërish nga inxhinier të huaj të cilët do të thonë fjalen e fundit për fatin e këtij objekti./abcnews