Tërmeti, inxhinierja Bozo: Këto lëkundje nuk e dëmtojnë strukturën e banesave - Gazeta Express
string(75) "termeti-inxhinierja-bozo-keto-lekundje-nuk-e-demtojne-strukturen-e-banesave"

Tërmeti, inxhinierja Bozo: Këto lëkundje nuk e dëmtojnë strukturën e banesave

Gazeta Express

28/01/2020 23:46

Inxhinierja Luljeta Bozo i është drejtuar me një apel qytetarëve që kanë ndier tërmetin e kësaj mbrëmje.

Në një intervistë për tv Ora, Bozo u shpreh se tërmeti i kësaj të marte nuk e dëmton strukturën e banesave dhe se kësisoj qytetarët duhet të flenë të qetë në shtëpitë e tyre.

Lexo Edhe:

“Nëse shtëpitë nuk kanë pasur asnjë dëmtim, ose gjëra të vogla njerëzit të kthehen dhe të flenë rehat. Nuk besoj që do ketë të tjerë. Kurse ata që i kanë të dëmtuar shtëpitë nuk kanë pse të rrinë brenda. Nuk ka kuptim të rrinë brenda. Një shtëpi e dëmtuar, një goditje e tillë e përkeqëson gjendjen. Ku ka dëmtime të rënda nuk duhet rrezikuar.

Në si inxhinierë nuk e llogarisim fare (tërmetin e sotëm). Kështu që nuk është një energjie e tillë që shkakton dëm të strukturës. Kuptohet kur ndërton sipas rregullave. Për mua ata që i kanë shtëpitë në rregull të flenë rehat”, tha inxhinierja për Ora Neës.