Tërmeti, Ahmetaj: Do ndërtojmë 10 mijë apartamente në Durrës, Tiranë, Thumanë dhe Lezhë - Gazeta Express
string(83) "termeti-ahmetaj-do-ndertojme-10-mije-apartamente-ne-durres-tirane-thumane-dhe-lezhe"

Gazeta Express

03/12/2019 16:17

Tërmeti, Ahmetaj: Do ndërtojmë 10 mijë apartamente në Durrës, Tiranë, Thumanë dhe Lezhë

Gazeta Express

03/12/2019 16:17

Arben Ahmetaj me cilësinë e Komitetit të rindërtimit tha sot se procesi kalon në disa faza ku më emergjentja është ajo e largimit të inerteve në “Porto Romano”.

Sipas tij faza e dytë që fillon nga 1 janari ka të bëjë me bonusin e qirave dhe në zonat rurale përveç bonusit të qirave do të ketë edhe shtëpi ekologjike.

Lexo Edhe:

Pasi familjet e pastreha të jenë sistemuar përkohësisht do të nisë faza më e rëndësishme e rindërtimit, e cila parashikon një program masiv ndërtimesh të menaxhuar nga qeveria.

Në Durrës pesë mijë apartamente, në Tiranë dy qyteza, mendohet në Kombinat edhe tek ish- Uzina e Autotraktorëve, në Thumanë dhe në Lezhë po ashtu.

“Objektivi afatgjatë i qeverisë, i Kryeministrit, është ndërtimi i 10.000 (dhjetë mijë) apartamenteve në qyteza urbane, specifike, të veçanta.

Me këtë, qeveria edhe Kryeministri duan të shmangin edhe ato gabime të mundshme që janë bërë në 30 vite, ku është ndërtuar aty ku nuk duhej ndërtuar, pra ndërtimet jo vetëm do të plotësojnë nevojat e të gjithë atyre qytetarëve që nuk kthehen dot fatkeqësisht në shtëpitë e tyre për shkak se ato janë demtuar në mënyrë të pakthyeshme apo kërkojnë investim afatgjatë serioz. Mendohet që një qytezë e re do të ndërtohet në Durrës.

Afatmesëm fillojmë me 5.000 (pesë mijë) apartamente, do të fillojnë menjëherë. Një qytezë e re në Durrës, një ndërtim i ri në Thumanë, dy ndërtime po akoma nuk janë vendosur lokacionet, në Tiranë, bëhet fjalë ndoshta për tek ish zona e autotraktorëve dhe ndoshta në Kombinat. Pra, dy qyteza urbane të reja, siç edhe e theksova, e njëjta gjë do të ndodh edhe në Thumanë, e njëjta gjë në dimensionin e kërkuar edhe në Lezhë, pra në të gjitha zonat ku ka dëmtime dhe qytetarët nuk kthehen dot në shtëpitë e tyre.

Dua të theksoj që pjesë e hapit të parë të rindërtimit është jo vetëm pastrimi i inerteve, është edhe rrëzimi i atyre pallateve, të cilat tani mund të përbëjnë rrezikshmëri për qytetarët që kalojnë pranë, apo që dita i sjell të kenë të bëjnë me territore afër këtyre ndërtesave. Ky eshte pak a shume le të themi plani në përgjithësi, institucione, emergjenca dhe ministri Çuçi është 24 orë në punë. Janë dy le të themi koordinime të ndryshme, ajo që ben Ministri Çuçi me stafin e vetë të emergjencës ka të bëjë me emergjencën menjëhere pas termetit, ndërsa rindërtimi është patjetër më afatgjatë, le të themi që është shumë më i detajuar, ka edhe domosdoshmërinë e vlerësimit paraprak, vlerësimit final dhe të adresimit të kostove”, tha Ahmetaj.