Tërmeti 4.5 ballë me epiqendër në Cërrik, sizmiologu Rrapo Ormëni tregon a duhet të shqetësohemi - Gazeta Express
string(95) "termeti-4-5-balle-me-epiqender-ne-cerrik-sizmiologu-rrapo-ormeni-tregon-a-duhet-te-shqetesohemi"

Tërmeti 4.5 ballë me epiqendër në Cërrik, sizmiologu Rrapo Ormëni tregon a duhet të shqetësohemi

Gazeta Express

24/09/2020 14:22


Sizmiologu Rrapo Ormëni thotë se nuk duhet të shqetësohemi pasi tërmeti që goditi pak pas mesnate Cërrikun, është një aktivitet sizmik normal.

Duke folur për News24, Ormëni tha se goditja me magnitudë 4.5 Rihter, 6 km nga Cërriku është shoqëruar me pasgoditje.

Lexo Edhe:

“Shfaqje normale e tërmeteve në këtë zonë. Është një fenomen i cili shkakton vetëm ndjeshmëri por asnjë lloj dëmtimi.

Aktivitet sizmik normal. Por kuptohet që sensibiliteti nga njerëzit është më i madh pas tërmetit të 26 nëntorit. Tërmetet të tilla me këto magnituda janë aktivitet normal”, tha Ormëni.