Tërmeti në Shqipëri, a rrezikohemi pas tragjedisë turke? Flet Prof. Luljeta Bozo - Gazeta Express
string(77) "termeti-ne-shqiperi-a-rrezikohemi-pas-tragjedise-turke-flet-prof-luljeta-bozo"

Shqiperi

Gazeta Express

09/02/2023 12:45

Tërmeti në Shqipëri, a rrezikohemi pas tragjedisë turke? Flet Prof. Luljeta Bozo

Shqiperi

Gazeta Express

09/02/2023 12:45

Një tërmet me magnitudë 3.9 të shkallës Rihter ka tronditur Shqipërinë mesditën e sotme.

Sipas EMSC epiqendra e tërmetit raportohet të jetë në zonën e Gjinarit, 23 km në lindje të Elbasanit. Tërmeti kishte një thellësi 10 km. Inxhinierja Luljeta Bozo në një komunikim me Albeu.com tha se nuk ka asgjë për tu shqetësuar.

Lexo Edhe:

Bozo thotë se tërmete të vogla priten në periudha të afërta, sepse janë energji që grumbullohen dhe ka nevojë të çlirohet energjia.

Për sa i përket tërmeteve të mëdha, sizmologia tha se nuk parashikohet asgjë, sepse duhet një periudhë disa vjeçare që të grumbullohet energjia që të çlirohet.

Bozo: Nuk ka asgjë për tu shqetësuar, priten tërmete të vogla me magnitudë 3 apo 5 të shkallës Rihter, në periudha të afërta sepse janë energji që grumbullohen dhe kanë nevojë të çlirohen.
Përsa i përket pasgoditjeve me magnitudë më të madhe, Bozo tha se nuk ka gjasa të ndodhë në një periudhë të afërt. S ipas saj duhen më shumë se 20 vite që të grumbullohet energjia dhe të shpërthejë, siç ishte tërmeti i 2019 ku humbën jetën 51 persona.Për tërmete të mëdha nuk parashikohet asgjë, sepse duhet një periudhë disa vjeçare që të grumbullohet energjia që të çlirohet ./Albeu.com