Tërmet në Iran, 5 të vdekur e mbi 500 të lënduar


load
Gazeta Express
9 Nëntor 2019 10:35

Televizioni shtetëror i Iranit ka raportuar se numri i njerëzve të lënduar nga tërmeti prej 5.9 ballësh që ndodhi të premten ka shkuar në 520.

Kjo shifër u publikua pas përfundimit të operacioneve të shpëtimit në më shumë se 80 fshatra të largëta në rajonin Tark, rreth 400 kilometra në veriperëndim të kryeqytetit iranian.

Sipas autoriteteve, 28 personave janë shtrirë në spital për shkak të lëndimeve, ndërsa të tjerët janë liruar të shkojnë në shtëpi. Numri i të vdekurve mbetet i pandryshuar, pesë.

Irani shtrihet në një zonë me aktivitet mjaft të lartë sizmik dhe mesatarisht në këtë shtet ndodh një dridhje toke në ditë.

Në vitin 2003, një tërmet që e goditi qytetin historik të Bamit në Iran i kishte shkaktuar 26 mijë viktima, ndërsa në vitin 2017 nga një tërmet tjetër kishin vdekur 600 njerëz, shkruan “Free Europe”, transmeton Gazeta Express.

Te fundit


Kthehu lart