Ter Stegen ka më shumë asiste se Hazard në La Liga - Gazeta Express
string(50) "ter-stegen-ka-me-shume-asiste-se-hazard-ne-la-liga"

Ter Stegen ka më shumë asiste se Hazard në La Liga

Gazeta Express

08/12/2019 10:38

Marc-Andre ter Stegen e regjistroi asistin e dytë personal këtë sezon në La Liga, pasi e përgatiti golin e Antoine Griezmann në fitoren e Barcelonës 5:2 kundër Real Mallorca.

Shumica e lojtarëve të Mallorcas ishin në zonën e Barcelonës gjatë një rivënieje nga këndi, portieri gjerman e kapi topin dhe e pasoi direkt te Griezmann në krahun e majtë, i cili doli ballë për ballë me portierin dhe shënoi, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Francezi e kaloi gjysmën e fushës i vetëm dhe e paraboloi portierin Manolo Reina duke i dhënë epërsinë Barçës.

Ter Stegen e bëri asistin e parë këtë sezon në fitoren e Barcelonës 2:0 kundër Getafes në një ndeshje të shtatorit.

Kjo nënkupton se portieri i Barçës e ka një asist më shumë se ylli i Real Madridit, Eden Hazard.

I ardhuri i Madrid gjatë verës, Hazard e ka regjistruar vetëm një asist në fanellën e bardhë në ligë deri tani. /Gazeta Express/