Teoria e fundit e Stephen Hawking thotë se universi është një halogram - Gazeta Express
string(70) "teoria-e-fundit-e-stephen-hawking-thote-se-universi-eshte-nje-halogram"

Mistere

Gazeta Express

06/05/2021 1:30

Teoria e fundit e Stephen Hawking thotë se universi është një halogram

Mistere

Gazeta Express

06/05/2021 1:30

Teoria e fundit shkencore e Stephen Haëking konkludon se universi i tanishëm është një halogram

Para vdekjes së tij më 14 mars 2018, teoricieni anglez i fizikës kishte krijuar një teori që ndryshon tërësisht mendimet tona për universin. Duke punuar me profesorin belg, Thomas Hertog, nga Universiteti Katholieke Leuven, Hawking kishte teorizuar se realiteti i janë tre dimensional është një iluzion.

Lexo Edhe:

Për më thjesht, profesorët Hawking dhe Hertog spekuluan që tërë informatat në univers janë të ruajtura në një sipërfaqe të rrafshët 2D dhe i ashtuquajturi “forma solide” e botës rreth nesh është projektuar pastaj për këtë informacion.

“Është një nocion shumë i saktë matematikor i halografisë që ka dal nga teoria e fibrave vitin e fundit, e cila nuk kuptohet tërësisht por që në mënyrë marramendëse e ndryshon tërësisht qasjen tonë”, kishte thënë profesor Hertog më 2018.

“Pika kryesore është që ne nuk po projektojmë në një dimension natyror. Në po projektojmë dimensionin e kohës para se të ndodh ‘Big Bang’”, transmeton GazetaExpress.  

I publikuar një muaj pas vdekjes se tij në revistës “High Energy Physics”, teoria është në përputhje me teorinë e Einsten për Teorinë e Përgjithshëm të Relativitetit.

Vetëm që kjo e përcakton këtë teori si halogram, ku profesor Hertog shpjegon se si mund të shihet ky lloj ndryshime dimensional.

“Është një teori që nënvizon fillim e universit kur koha nuk ishte e pranishme por nocioni i jonë për kohën e ka kristalizuar atë”, ka shtuar profesor Hertog.

“Thuhet se koha vjen si rezultat fundamental i një gjendje tjetër për të cilën ne nuk kemi fjalë”..

“Një gjendje abstrakte e përjetshme – kjo është më e mirë që ne mund ta përkufizojmë”.

Profesor Hawking ishte udhëheqës ekspert i teorisë së fibrave dhe fizikës kuantike e cila ndihmo në krijimin e “multiversit” në të cilën ekzistojnë shumë botë paralele por secila ka evolucionin e vet.

Pavarësisht se pati një qasje të re në këtë teori, Hawking ishte skeptik, ku njëherë në vitin 2017 ai kishte komentuar se “nuk ishte një adhurues i multiveresit”.

Profesor Hertog thotë se para vdekjes se shokut të tij, profesor Hawking besonte se halografia mund të ofronte një kuptim më të mirë të teorisë së multiversit.

“Ne nuk jemi një univers i vetëm unik, por gjetjet tona nënkuptojnë një zvogëlim të ndjeshëm të multiversit, në një gamë shumë më të vogël se sa universeve të tjera të mundshme”, kishte thënë profesor Hawking.

Teoria e tij e fundit nuk është e para për të imagjinuar universin si një formë e pseudo-ekzistencës pasi që teori të tilla janë ngritur në dekadat e fundit e ku thonë se njerëzimi jeton një jetë si një simulacion “Matrix”. /GazetaExpress/