Teologu Hamiti sqaron fotografinë me plis në kokë


load
Gazeta Express
4 Qershor 2019 19:14

“Me këtë kam dashur të tregojë se është traditë e jona dhe që e kanë bartur edhe baballarët dhe gjyshërit tanë dhe kjo nuk i ka penguar të jenë besimtarë myslimanë dhe të krishterë”.

Me këto fjalë Xhabir Hamiti, profesor i Fakultetit të Studimeve Islame ka nisë të sqarojë një fotografi të publikuar nga vet ai në rrjete sociale ku shihet me plis në kokë.

Ai në Info Magazine ka thënë se ka dashur të tregojë se mund të jesh edhe fetar edhe kombëtar.

“Kam dashur të tregoj se mund të jemi dhe shqiptarë edhe fetarë pa qenë të ndikuar nga asnjë kulturë e jashtme. Gjergj Fishta, Fan Noli, Idriz Gjilani dhe të tjerë kanë bashkëpunuar mes vete dhe e kanë nxitur interpretimin fetar që i bashkon dhe që nuk i ndanë shqiptarët”.

Sipas tij, nuk ka Islam urban apo tradicional siç thuhet shpesh.

“Ka interpretim tradicional, vijë urbane. Nuk ka krishterim austriak ose gjerman, ose të Lindjes së Mesme por ka qasje të ndryshe krishtere dhe shkollave të ndryshme”.

Në fund profesori Hamiti ka thënë se Islami në Kosovë ka ardhur nga qendrat më të mëdha botërore të shekujve të mëhershëm, si Stambolli.

Te fundit


Kthehu lart