Tentuan të grabisnin me armë një biznesmen në Lushnjë, arrestohet një prej autorëve, në kërkim dy të tjerë - Gazeta Express
string(104) "tentuan-te-grabisnin-me-arme-nje-biznesmen-ne-lushnje-arrestohet-nje-prej-autoreve-ne-kerkim-dy-te-tjere"

Shqiperi

Gazeta Express

26/03/2023 11:02

Tentuan të grabisnin me armë një biznesmen në Lushnjë, arrestohet një prej autorëve, në kërkim dy të tjerë

Shqiperi

Gazeta Express

26/03/2023 11:02

Është arrestuar në Elbasan një prej autorëve që tentuan të grabisnin me armë një biznesmen në Lushnjë.

Në pranga ka përfunduar 66-vjeçari Bukurosh Mukja (drejtuesi i automjetit), i cili u largua bashkë me 2 autorët e tjerë.

Lexo Edhe:

Në vijim të operacionit policor të koduar “Parandalimi”, shërbimet e Policisë kanë vijuar ndjekjen e autorëve dhe krehjen e zonës, me qëllim kapjen e tyre. Si rezultat i koordinimit mes Policisë së Lushnjës dhe asaj të Elbasanit, u bë i mundur lokalizimi i njërit prej autorëve të shpallur në kërkim në kuadër të operacionit.

Shërbimet e Policisë së Elbasanit, në bashkëpunim me ato të Lushnjës, kapën në lagjen “Kala” të qytetit Elbasan, njërin prej autorëve, konkretisht shtetasin Bukurosh Mukja, 66 vjeç, banues në Elbasan, i cili ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Parandalimi”, për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve”.

Shtetasi Bukurosh Mukja dhe 2 shtetasit e tjerë të shpallur në kërkim, Renato Çala dhe Florenc Tatoshi, kishin planifikuar vjedhje me armë në Lushnjë, por falë inteligjencës informative, Policia e Lushnjës ka mundur të parandalojë vjedhjen me armë.

Të tre këta shtetas, kur janë lokalizuar nga punonjësit e Policisë, nuk i janë bindur urdhrit të tyre për të ndaluar, por janë larguar me shpejtësi me një automjet tip “Benz” me targa të falsifikuara, duke rrezikuar jetën e punonjësve të Policisë që ishin në operacion.

Vijon puna intensive për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të 2 autorëve të tjerë të shpallur në kërkim.