Një 77-vjeçar në Kardif u tentua të grabitej nga një person sapo tërhoqi para nga një bankomat.
Ngjarja ka ndodhur më 5 shkurt, por tashmë janë publikuar pamjet, ku “gjyshi” tregoi se këtë herë grabitësi kishte zgjedhur “prenë” e gabuar duke u gënjyer nga mosha.
77-vjeçari reagoi menjëherë, duke marr pozicionin e një boksieri profesionist dhe e goditi me grusht grabitësin.
Policia tha në një deklaratë se grabitësi kishte dalë duarbosh dhe tashmë është në kërkim nga policia.
Në një kohë kur kërkesa për destinacione autentike dhe ende të paprekura po rritet ndjeshëm, veriu i Shqipërisë po...