Tenton t’i ndajë dy persona që po ziheshin, humb jetën një grua nga plagët e marura


Gazeta Express
15 Qershor 2019 11:52

Gjatë një grindje mes dy kusherirëve të dehur, në tentim për t’i ndarë, është therrur me thikë gruaja e njërit prej tyre, shkruan Fakte.

Sipas raportit policor, dy kusherinjtë kanë qenë duke pirë në oborrin e njërit prej kusherinjve. Pas një grindje verbale, njëri nga ata shkon dhe merr një thikë. Gjatë përleshjes, ndërhyn gruaja për t’i ndarë dhe fatkeqësisht pëson goditje fatale me thikë, pas çka edhe ndërron jetë./GazetaExpress/

Te fundit


Kthehu lart