Tenton të grabisë dyqanin, agresori përleshet me shitësen, e godet me çekiç në kokë


Gazeta Express
18 Shtator 2019 21:33

Një tentativë grabitjeje është regjistruar mbrëmjen e sotme në lagjen ‘5 Maji’ në Elbasan.

Një person në përpjekje për të grabitur një dyqan ka hasur në rezistencën e shitëses.

Gjatë përleshjes, autori e ka qëlluar me çekiç në kokë duke e lënë të plagosur.

Autori është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, ndërkohë që e shitësja e plagosur është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Te fundit


Kthehu lart