Tenton të arratiset nga burgu i Smrekonicës, SHKK-ja thotë se e ka kapur të burgosurin - Gazeta Express
string(80) "tenton-te-arratiset-nga-burgu-i-smrekonices-shkk-thote-se-ka-kapur-te-burgosurin"

Tenton të arratiset nga burgu i Smrekonicës, SHKK-ja thotë se e ka kapur të burgosurin

Gazeta Express

06/08/2020 14:33

Sot në Qendrën Korrektuese në Smrekonicë një i burgosur ka tentuar të arratiset por pa sukses, njofton Shërbimi Korrektues i Kosovës.

Sipas SHKK-së, i burgosuri ka kaluar perimetrin e sigurisë së jashtme por është ndaluar nga stafi i qendrës, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

“Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton opinionin publik se sot rreth orës 12:00, i burgosuri H.SH ka tentuar të arratiset nga Qendra Korrektuese Smrekonicë. Gjatë tentimit, i burgosuri kishte kaluar edhe perimetrin e sigurisë së jashtme, mirëpo intervenimi i stafit ka qen i menjëhershëm, me ç ‘rast ka arritur ta parandaloi arratisjen. I dënuari është veçuar deri në dëgjimin disiplinor, ndërsa është bërë komplet raporti i ngjarjes dhe incidentit”, thuhet në njoftimin e SHKK-së.

I burgosuri është i dënuar me një vit e gjashtë muaj për veprën penale ndihmë në grabitje.

“H. SH. është i dënuar me një vit e gjashtë muaj për veprën penale; ndihmë në grabitje. Shërbimi Korrektues i Kosovës përmes mekanizmave të sigurisë do të vazhdoj të mbetet i përkushtuar çdoherë  në kryerjen e detyrave dhe nuk do të lejoi në asnjë mënyrë cenimin e institucioneve korrektuese me veprime të tilla”, thuhet në njoftim. /Express/