Tentojnë ta thyejnë, t’ia marrin me çdo kusht topin, por Messi është Messi!


Gazeta Express
18 Nëntor 2019 23:53

Leo Messi ka bërë paraqitje pozitive në miqësoren e luksit mes Argjentinës dhe Uruguait, por që përfundoi në fund 2-2.

Në rrjetet sociale është duke qarkulluar një video ku shihen futbollistët e Uruguait duke shkuar ashpër në Lionel Messin.

Por, edhe përkundër kësaj, ai nuk rrëzohet driblon me lehtësi duke i lënë kundërshtarët të duken qesharak.

Ishte miqësore luksi, por ndeshje me tensione.

Gjatë ndeshjes, u konfrontuan Messi me Cavanin. Leo u kap nga kamerat duke thënë: “Kur të duash, kur të duash…!”, raporton Gazeta Express.

Messi e shënoi golin e barazimit në këtë takim, për 2-2, në minutën e 90-të, nga penalltia.

Te fundit


Kthehu lart