Tentoi të kalonte me skaf 18 persona drejt Italisë, arrestohet 45-vjeçari nga Vlora - Gazeta Express
string(82) "tentoi-te-kalonte-me-skaf-18-persona-drejt-italise-arrestohet-45-vjecari-nga-vlora"

Tentoi të kalonte me skaf 18 persona drejt Italisë, arrestohet 45-vjeçari nga Vlora

Gazeta Express

06/06/2020 14:56

Një 45-vjeçar me iniciale B.B., është arrestuar nga Policia pasi akuzohet për kalim të paligjshëm të kufirit.

45-vjeçari është arrestuar në lagjen “15 Tetori” Vlorë, pasi Gjykata e Kavajës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”. Mësohet se sisa muaj më parë, ai në bashkëpunim me dy persona të tjerë, ka tentuar të kalojë me skaf nga Kavaja në Itali, 18 persona që kishin hyrë ilegalisht në Shqipëri.

Lexo Edhe:

Njoftimi i policisë:

Vlorë

Vijon kapja e personave në kërkim.

Policia vë në pranga një shtetas, për “Dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit”.

Seksioni për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve pranë DVP Vlorë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, ka bërë lokalizimin e vendndodhjes dhe kapjen e shtetasit në kërkim B. B., 45 vjeç, banues në Vlorë.

Policia e Vlorës ka bërë kapjen e këtij shtetasi në lagjen “15 Tetori” Vlorë, pasi Gjykata e Kavajës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit shtetëror”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë.

Disa muaj më parë, shtetasi B. B., në bashkëpunim me dy persona të tjerë, ka tentuar të kalojë me skaf, në mënyrë të paligjshme nga Kavaja drejt Italisë, 18 shtetas që kishin hyre ilegalisht në Shqipëri.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.