Tentoi të kalojë 57 mijë euro ilegalisht në Vlorë, prangoset kuksiani - Gazeta Express
string(68) "tentoi-te-kaloje-57-mije-euro-ilegalisht-ne-vlore-prangoset-kuksiani"

Tentoi të kalojë 57 mijë euro ilegalisht në Vlorë, prangoset kuksiani

Gazeta Express

05/12/2019 17:44

Një 29-vjeçar është ndaluar në portin e Vlorës pasi në makinën e tij iu gjetën një sasi parash prej 57000 euro, të cilat nuk i kishte deklaruar në kufi.

Pas kontrollit të ushtruar nga policia në vijën e dytë të një automjeti me targë gjermane u gjetën të fshehura në brendësi të mjetit dy pako të mbështjella, brenda të cilave kishte sasinë prej  57000 euro të padeklaruara në kufi.

Lexo Edhe:

Për rrjedhojë është ndaluar drejtuesi i mjetit 29-vjeçari me iniciale E. P., 29 vjeç, banues në Kukës. Në përfundim të veprimeve ai është  proceduar penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë”