Tentoi të grabiste në urban, por qytetarët në Tiranë i bëjnë “gropën”


load
Gazeta Express
18 Tetor 2019 13:44

Një video e publikuar nga emisioni “Stop” tregon sesi qytetarët në Tiranë kanë kapur një hajdut që grabit portofolët dhe çantat nëpër urbanët e qytetit.

Thuhet se video është xhiruar në urbanin e linjës Kombinat – Kinostudio.

Ndërsa janë të shpeshta rastet e xhepistëve nëpër autobusët e Tiranës.

“Ate qe nuk e ben policia e bejne pasagjeret. Kapin hajdutin ne autobusin e Kinostudios.

-Fiksojeni kete fytyre sa here ta shihni ne autobuz dhe ruani xhepat”, shkruan Stop.

Te fundit


Kthehu lart