Tentoi ta grabiste, gjyshja 81-vjeçare befason hajduten


Gazeta Express
19 Shtator 2019 16:30

Një 81-vjeçare e guximshme ka treguar sesi u përball me një hajdute që u përpoq të ia vidhte paratë

e pensionit ndërsa po i tërhiqte nga bankomati.

Doreen Jones po tërhiqte lekët në bankomat me kartë në Blackheath, West Midlands, kur u sulmua nga një grua e re e cila i erdhi nga pas

Pamjet tregojnë gjyshen, e cila përballet me hajduten dhe e detyron të largohet me vrap.

“Ajo nuk priste që unë të reagoja ashtu. Hajdutja priste një grua të dobët, por zgjodhi personin e gabuar,”-tha Jones për BBC.

Që prej sulmit, pensionistja dy herë e ve ka vuajtur nga probleme të zemrës dhe ankthit kur vizitoi rrugën, ku ajo u sulmua.

Te fundit


Kthehu lart