Pas mbylljes së seancës plenare ku u votua kundër kërkesës së SPAK për të arrestuar Belinda Ballukut, jashtë ambienteve të Kuvendit situata u tensionua pasi protestuesit tentuan që të thyejnë kordonin e policisë.
Ata kanë hedhur sprej dhe tymuese blu drejt efektivëve, ndërsa protestës iu bashkua edhe Sali Berisha, raporton TCh
Ndërkohë në fjalën e tij Berisha bëri thirrje për vijim të protestave.
“Rama mendon se mbylli dosjen e tij duke votuar kundër heqjes së imunitetit, por nuk do mbyllet kurrë dhe do ta ketë si gurë varri. Ndaj le të vazhdojmë ne kryengritjen tonë paqësore”, tha Berisha para protestuesve.
Parlamenti shqiptar rrëzoi sot me 82 vota kërkesën e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për dhënien e autorizimit për arrestimin e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku.Mazhoranca socialiste argumentoi në raportin e saj se pas largimit nga posti qeveritar, nuk qëndrojnë më pretendimet e SPAK-ut për masën e arrestit ndaj Ballukut