Tensionet në Veri, Komandanti i KFOR-it shkon në Qeveri për takim me Kurtin - Gazeta Express
string(74) "tensionet-ne-veri-komandanti-i-kfor-it-shkon-ne-qeveri-per-takim-me-kurtin"

Lajme

Gazeta Express

26/05/2023 17:35

Tensionet në Veri, Komandanti i KFOR-it shkon në Qeveri për takim me Kurtin

Lajme

Gazeta Express

26/05/2023 17:35

Komandanti i KFOR-it, Angelo Michele Ristuccia, ka shkuar në Qeveri për t’u takuar me kryeministrin Albin Kurti, ka mësuar Gazeta Express.

Takimi mes tyre vjen pas ngjarjeve në veri të vendit.

Lexo Edhe:

Sot në veri të vendit u rriten tensionet pas betimit të kryetarëve të rinj, të cilëve sot iu desh të fillonin punën në objektet përkatëse komunale. Megjithë rezistencën nga qytetarët serbë, kryetarët arritën të hyjnë nëpër komuna, duke u asistuar nga Policia e Kosovës.

Ndërkaq, më herët ambasada e SHBA-së në Kosovë i ka dënuar veprimet e autoriteteve të shtetit të Kosovës për t’i futur kryetarët e rinj në objektet e komunave.

Në një reagim në profilin e ambasadorit amerikan, Jeff Hovenier, thuhet se “masat e dhunshme” duhet të ndërpriten menjëherë.

“Shtetet e Bashkuara dënojnë veprimet që po vazhdojnë nga autoritetet kosovare për të hyrë në objektet e komunave në veri të Kosovës. Masat e sotme të dhunshme duhet të ndalen menjëherë”, ka shkruar Hovenier./Express/

*Fotografia në lajm është ilustruese