Tension në Shkodër, Ndryshon vendi i konstituimit të Këshillit Bashkiak


Gazeta Express
19 Gusht 2019 10:12

Ndyshohet vendi ku do të organizohej konsituimi i këshillit të ri bashkiak të Shkodrës.

Shkak për këtë është bërë protesta e degës së Partisë Demokratike në Shkodër, lajmëruar më herët. Konstituimi do të zhvillohej në Rektoratin e Universitetit ‘Luigj Gurakuqi’ në orën 10:00.

Ndërkohë, mësohet se organizmi është shtyrë për në orën 11:00, tek Biblioteka e Universitetit.

Nga ana tjetër demokratët e Shkodrës kanë paralajmëruar protestën e tyre në orën 10:00, pasi kundërshtojnë konstituimin e këshillit të ri bashkik. E gjithë kjo lëvizje vjen pas dorëheqjes së Valdrin Pjetrit, i cili nuk arriti të ulej në karrigen e kryebashkiakut.

Dorëheqja e tij erdhi pas denoncimeve nga PD, që sipas demokratëve ka fshehur dënimin e tij për trafik droge në Itali.

Ndërkaq, Pjetri është tashmë nën hetim nga organi i akuzës.

Te fundit


Kthehu lart